Rikthehet Leonora Jakupi

Rikthehet Leonora Jakupi

Showbiz korrik 10, 2019 - 17:41
Lexo tjera detaje

Leonora Jakupi është ndër këngëtaret shqiptare që ka patur gjithnjë përkrahjen e publikut. Ajo e ka nisur karrierën që në moshë të re dhe ka numëruar disa hite gjatë atyre viteve.

Këngëtarja ka bërë një pushim prej dy vitesh në tregun muzikor.

“Pa asnjë dyshim”, është projekti i fundit i këngëtares së mirënjohur Leonora Jakupi, i realizuar dy vite më parë.

Natyrisht që mungesën e kësaj këngëtareje me një zë të artë e stil të veçantë e kanë ndier edhe fansat e saj.

Duke qenë muzika pjesë e pandashme e jetës së saj sigurisht që Leonora nuk dorëzohet lehtë.

Image

Së fundi, pas kësaj pauze ka paralajmëruar projektin e ri muzikor në bashkëpunim me këngëtarin më të zëshëm të momentit Irkenc Hyka.

Duke pasur parasysh këngëtarët që do sjellin bashkëpunimin, sigurisht që do jetë një super projekt.