Ramush Haradinaj mbështet festivalin “Alba Festival”, Rita Ora ylli kryesor i koncerteve në Zvicër

Ramush Haradinaj mbështet festivalin “Alba Festival”, Rita Ora ylli kryesor i koncerteve në Zvicër

Showbiz qershor 25, 2019 - 15:47
Detajet

E kemi parë në disa raste që ia thotë edhe vetë këngës, por kësaj radhe i ka dhënë përkrahje një festivali që do të organizohet në Zvicërs.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përkrahur edicionin e parë të festivalit muzikor të shqiptarëve që do të mbahet në Zurich.

“Diaspora jonë ka qenë çdoherë mbrojtëse dhe promovuese e vlerave kulturore dhe trashëgimisë shqiptare kudo në botë. Këto vlera unike po i shfaqin në skenat botërore vajzat dhe djemtë tanë, që asnjëherë nuk harruan origjinën e tyre”.

“Në përkrahje të organizimeve të tilla masive, u bëj thirrje shqiptarëve që jetojnë e punojnë në vendet europiane, që ta mbështesin me pjesëmarrje ngjarjen më të madhe “Alb Festival”, që shpalosë vlerat tona në Cyrih të Zvicrës, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Theksojmë se ylli kryesor do të jetë Rita Ora, e cila ka pranuar të marrë pjesë në këtë festival të shqiptarëve gjersa do të performojnë edhe Ledri Vula, Dhurata Dora, Ermal Fejzullahu, Capital T e shumë këngëtarë të tjerë.

Ndryshe, “Alba Festival” do të mbahet më 29 dhe 30 qershor në Hardturm-Areal në Cyrih.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Rita Ora at alba Festival ë - GET YOUR TICKET NOW ë #albafestival #zurich @ritaora

A post shared by alba Festival (@albafestival) on