Këngëtarja e famshme, e sëmurë rëndë

Këngëtarja e famshme, e sëmurë rëndë

Showbiz June 24, 2019 - 10:04
Lexoni detajet

Duket se problemet e saj shëndetësore janë më të rënda sesa që thuhet, sepse Ariana paralelisht po lufton edhe me problemet serioze mendore PTSP, përcjell "Zëri.info".

Në mënyrë që shëndeti i saj të mos rrezikohet më shumë këngëtarja e famshme amerikane Ariana Grande në fund të majit i ka anuluar koncertet e saj në Floridë, të cilat duhej të mbaheshin në kuadër të turneut të saj “Sweetner”.

Siç transmetojnë mediet, këngëtarja është e sëmurë rëndë si pasojë e reagimit alergjik, i cili ia ka mbyllur tërësisht fytin. Duket se problemet e saj shëndetësore janë shumë më të rënda sesa që thuhet, sepse Ariana paralelisht po lufton edhe me problemet serioze mendore PTSP. Ariana me ankthin dhe me stresin posttraumatik lufton që nga sulmi terrorist i cili ka ndodhur në koncertin e saj para disa viteve, kur ajo me sytë e saj kishte parë se si janë vrarë 22 persona dhe ishin plagosur mbi 60 të tjerë në Mançester.

Ajo më vonë e kishte pranuar se vuan nga stresi posttraumatik. Ajo që edhe më shumë e kishte përkeqësuar stresin e saj ishte vdekja tragjike e ish të dashurit të saj Mac Miller, i cili kishte vdekur nga mbidoza me drogë. Pasi ka anuluar koncertet të cilat do të mbaheshin larg shtëpisë së saj ajo ka vendosur t’u tregojë fansave pse nuk i ka zhvilluar ato dhe pse nuk ka vizituar asnjë qytet evropian.

“Është e vërtetë, koncertet në Evropë janë një hap i madh për mua, jam shumë e lumtur dhe falënderuese që interpretoj atje. Por më duhet t’ju tregoj se nuk mund t’i mbaj ato, sepse më duhet të jem afër shtëpisë shkaku i shëndetit tim, për ta mbajtur nën kontroll”, ka thënë ajo./ZERI