Pas ndarjes ngushëllimin e gjen te Lady Gaga

Pas ndarjes ngushëllimin e gjen te Lady Gaga

Showbiz June 24, 2019 - 09:54
Lexoni detajet

Nga shfaqja e filmit “The Star is Born” kishin filluar thashethemet për probleme në lidhjen mes Irina Shayk dhe Bradley Cooper. Fajtori më i madh për këtë ishte këngëtarja Lady Gaga, të cilën të gjithë e kanë fajësuar për ndarjen e këtij çifti, përcjell "Zëri.info".

Tani sipas medieve aktori ngushëllimin e ka gjetur në përqafim të kësaj këngëtareje.

“Bradley i drejtohet Lady Gagas kur ka nevojë për ngushëllim, ndërsa edhe pse e di se kjo nuk është e mirë në këto momente, thjesht nuk mund të bëjë asgjë”, ka deklaruar një burim i afërt me aktorin.

Edhe pse të shpeshta janë shkrimet në tabloidet në mbarë botën se ky çift është në lidhje, ata lidhjen e tyre e konsiderojnë vetëm miqësore.

“Ai është plotësisht i magjepsur pas saj dhe mendon se është personi më i mençur dhe më i mirë në botë”, ka theksuar burimi, duke shtuar se edhe Gaga çmendet pas Bradley, po nuk dëshiron të bjerë në sy shkaku i Irinas./ZERI

Image

Image