Angelina Jolie bëhet redaktore e revistës 'Time'

Angelina Jolie bëhet redaktore e revistës 'Time'

Showbiz June 24, 2019 - 09:40
Lexoni detajet

Angelina Jolie do të ketë edhe një tjetër punë përveç si aktore dhe atë si redaktore e revistës “Time”, përcjell "Zëri.info".

Revista “Time” njoftoi se aktorja dhe humanistja e njohur do të shkruajë një artikull çdo muaj, duke u fokusuar kryesisht në zhvendosjet, konfliktin dhe të drejtat e njeriut. Puna e saj do të publikohet në të gjitha platformat e revistës.

Eseja e parë e Jolies me titull “Angelina Jolie: Çfarë u kemi borxh refugjatëve” u publikua të mërkurën në faqen e revistës në internet, në nder të Ditës Botërore të Refugjatëve.

Kjo ese do të publikohet edhe në versionin e printuar në numrin e 1 korrikut. “Të gjithë meritojnë dinjitet dhe trajtim të drejtë, por duhet të jemi të qartë për dallimin”, shkruan Jolie në ese. Në vitin 2001 Jolie u bë ambasadore e vullnetit të mirë për Kombet e Bashkuara dhe në 2010-n ajo u bë edhe e dërguar e posaçme për Agjencinë e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët./ZERI

Image