Nicki Minaj po martohet me vrasës e dhunues

Nicki Minaj po martohet me vrasës e dhunues

Showbiz June 24, 2019 - 09:24
Lexoni detajet

Nga viti i kaluar ai është në romancë me këngëtaren e popullarizuar, e cila jorrallë publikon fotot e tyre të përbashkëta, shpesh edhe mjaft të nxehta, përcjell "Zëri.info".

Këngëtarja kontroverse Nicki Minaj kishte tronditur publikun vitin e kaluar, kur kishte publikuar fotot e të dashurit të saj të ri. Bëhet fjalë për Keneth Petty, 41 vjeç, personin i cili kishte kaluar shtatë vjet në burg pasi kishte vrarë një person.

Në të vërtetë Keneth para 17 vjetëve e kishte qëlluar me tre plumba në stomak një person tjetër, i cili kishte arritur ta identifikojë para se të vdiste në spital. Nga viti i kaluar ai është në romancë me këngëtaren e popullarizuar, e cila jorrallë publikon fotot e tyre të përbashkëta, shpesh edhe mjaft të nxehta.

Dhe fansat e saj në rrjetet sociale nuk janë aspak të kënaqur me përzgjedhjen e saj, pasi kanë mësuar se vrasja nuk është i vetmi krim që i dashuri i saj ka bërë. Në të vërtetë në vitin 1995 Keneth nën kërcënimin e thikës ishte munduar ta dhunojë një vajzë gjashtëmbëdhjetëvjeçare. Nicki derisa ishte mysafire në emisionin e radios “Queen”, të gjithëve ua ka bërë me dije se nuk e ka ndërmend ta dëgjojë askënd.

“Kemi marrë lejen për martesë. Mendoj se kjo është ajo që duam të dytë – lumturinë e pastër”, i ka thënë ajo nikoqirit. Fansat nuk ishin aspak të kënaqur. “Duket se ajo ka rrjedhur”, “Ajo duhet të ketë shumë kujdes”, ishin disa prej komenteve./ZERI