Ua panë hairin videove të nxehta nga dhoma e gjumit

Ua panë hairin videove të nxehta nga dhoma e gjumit

Showbiz June 24, 2019 - 09:17
Lexoni detajet

Po të fitonim nga një monedhë sa herë që e dëgjojmë thënien se seksi shet çdo gjë do të bëheshim milionerë. Mirëpo shumica e atyre që e shesin seksualitetin e tyre në të vërtetë janë bërë milionerë. Me këto fraza producentët këshillojnë shpresat e reja të etshme për famë, në mënyrë që të kenë fillim të suksesshëm të karrierës. Është e vërtetë se videoxhirimet e seksit janë mënyra më e mirë për të arritur statusin e yllit. Pra famë e përnjëhershme, plus që paguhet. Këto janë disa prej yjeve që kanë fituar më së shumti nga pornovideot e tyre, përcjell "Zëri.info".

Para se të bëhej njëra prej lepurushave të “Playboy”-it, Kendra Wilkinson kishte realizuar një pornofilm me të dashurin e saj të atëhershëm. Disa vite më vonë ajo kishte marrë ofertë nga studioja pornografike “Vivid” për blerjen e këtij filmi dhe deri më tani ajo ka fituar 6 milionë dollarë.

Mimi Faust, ylli i serisë “Love & HipHop”, gjatë këtij viti ka botuar pornofilmin e saj privat me të dashurin Nick Smith. Për të drejtat e këtij filmi ata kanë fituar 100 mijë dollarë, por vetëm në javën e parë filmi kishte tejkaluar të gjitha parashikimet dhe u kishte sjellë atyre edhe 400 mijë dollarë dhe ky fitim vazhdon të rritet.

Paris Hilton kishte arritur famën me pornofilmin e saj privat nga viti 2004 me të dashurin e saj të atëhershëm Rick Solomon. Që nga viti 2006 ajo fiton nga 3 milionë dollarë për çdo vit nga ky film, përcjell tutje "Zëri.info"

Filmi privat i seksit mes Pamela Andersonit dhe Tommy Lees ishte botuar pa lejen e tyre nga një kompani pornografike. Ata e kishin paditur kompaninë dhe kishin fituar 740 mijë dollarë dëmshpërblim, por kishin humbur të drejtën mbi filmin, çka kësaj kompanie deri më tani i ka sjellë fitim mbi 100 milionë dollarë.

Edhe Kim Kardashian dhe ish i dashuri i saj Rej J janë pasuruar nga filmi i tyre privat, ku nga viti 2007 ata fitojnë nga 5 milionë dollarë çdo vit./ZERI

Image

Image

Image

Image

Image