Kryeministri sërish ia thotë këngës, këtë performancë të tij nuk bën kurrsesi ta humbisni

Kryeministri sërish ia thotë këngës, këtë performancë të tij nuk bën kurrsesi ta humbisni

Showbiz June 23, 2019 - 23:10
Lexo Detajet

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, është takuar sot me Harry Bajraktarin, i cili i sipas tij ka hapur dyert për Kosovën në politikën e lartë amerikane.

Kreu i Qeverisë me këtë rast tha se Harry Bajraktari ka bërë aq shumë për të drejtën shqiptare, për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës dhe për fuqizimin e miqësisë ndërmjet shqiptarëve dhe amerikanëve, që e rëndit atë ndër njerëzit më meritorë të atdheut tonë.

“Çdoherë kënaqësi ta vizitoj mikun tim, shqiptarin e jashtëzakonshëm që i ka hapur dyert për Kosovën në politikën e lartë amerikane”, shkruan Haradinaj në Facebook.

Kryeministri Haradinaj gjatë këtij takim ka treguar edhe një herë që nuk ka hequr dorë nga këndimi.

Ai përsëri, në disa video të cilat i ka publikuar reperi Klepto shihet duke kënduar këngën e tij të preferuar, ‘Ani moj Kosovë’.