Pas këngës me Adelina Ismailin, Rina po vjen me një tjetër bashkëpunim

Pas këngës me Adelina Ismailin, Rina po vjen me një tjetër bashkëpunim

Showbiz June 23, 2019 - 14:32
Lexoni detajet

Rina Balaj po synon të jetë këngëtarja e hiteve këtë verë dhe po ia del.  

Reperja Rina Balaj, pas disa projekteve solo me të cilat la gjurmë, tani ka nisur disa bashkëpunime të suksesshme, shkruan lajmi.net.

Ditë më parë e ka publikuar këngën ‘Qikat’ në bashkëpunim me Adelina Ismajlin ndërsa së shpejti pritet që të publikohet dueti i saj me Blake i cili pritet të jetë një super hiq.

Kjo u bë e ditur nga menaxheri i saj, Met Elshani, i cili e ka publikuar një video në llogarinë e tij në Instagram.

Pranë saj ai e ka zbuluar datën e publikimit të këngës e që është data 28 e këtij muaji dhe kënga do të titullohet ‘JUMANJI’.