Pse dikush do t’i dëshironte gjinjtë të mëdhenj si unë?

Pse dikush do t’i dëshironte gjinjtë të mëdhenj si unë?

Showbiz June 22, 2019 - 10:32
Lajmet nga showbizi

“Si pronare e numrit E+ të sutjenave, pse dikush me gjinjtë e saj natyralë do të dëshironte t’i rriste në madhësinë time, nuk e kam të qartë?”, ka shkruar ajo në “InstaStory”, transmeton "Zëri.info".

Manekinia e bukur australiane Simone Holtznagel, ka zbuluar se nuk është një adhuruese e gjinjve të mëdhenj. Bukuroshja 24-vjeçare, e cila në rrjetin social “Instagram” ndiqet nga miliona adhurues, e ka pranuar se gjinjtë e saj të mëdhenj po e pengojnë mjaft shumë.

“Si pronare e numrit E+ të sutjenave, pse dikush me gjinjtë e saj natyral do të dëshironte t’i rriste në madhësinë time, nuk e kam të qartë?”, ka shkruar ajo në “InstaStory”. “Gjinjtë e mëdhenj janë ndyrësirë, ju dhemb shpina vazhdimisht”, ka deklaruar ajo dhe ka shtuar me shaka se do t’i shiste me çmim të mirë, vetëm që t’i heqë qafe nga gjoksi i saj.

Ajo thotë se shkaku i gjinjve të mëdhenj është dashur të angazhohet më shumë për t’u dëshmuar.

“Vërtet është dashur të punoj shumë pas ngjarjes ‘Top Model’, sepse kam gjinj të mëdhenj dhe është dashur të dëshmoj se nuk jam vetëm një vajzë me dy gjinj të mëdhenj dhe me një fytyrë të bukur”, ka shtuar ajo. Biondja e cila është paraqitur edhe në ballinën e revistës më të famshme erotike “Playboy”, në të kaluarën kishte folur pozitivisht për trupin e saj. Për gazetën australiane “Daily Telegraph” në vitin 2017, kishte deklaruar se e adhuron trupin e saj. “Kam një supertip të trupit të femrës, një formë e orës klasike do të thosha. Jam vitale dhe e bekuar me gjinj të mëdhenj”, kishte deklaruar ajo atëherë./ZËRI

Image

Image

Image

Image