Pas ndarjes së bujshme, rikthehet Xheni me Benardin, dalin fotot

Pas ndarjes së bujshme, rikthehet Xheni me Benardin, dalin fotot

Showbiz June 18, 2019 - 11:24
Detajet

Ata ishin një ndër çiftet e spikatura në “Big Brother”, dhe kishin gjithë vëmendjen e fansave. Edhe pas daljes nga Big Brother Xheni Mhillaj dhe Benard Marashi e vazhduan lidhjen romantike bashkë, derisa morën pjesë si çift në “Dance With Me”.

Por, pas një grindjeje që nuk u mor vesh kurrë qartësisht, Xheni dhe Bernardi i dhanë fund lidhjes së tyre. Duket se Benardi ishte i bindur për të mos u rikthyer, por Xheni e ka shprehur gjithmonë publikisht se e dashuron djalin nga Laçi dhe ka jetuar për shumë kohë këtu me shpresën e rikthimit.

Në një bisedë me ndjekëset disa ditë më parë Xheni pohoi se është në një lidhje. Dhe fotoja e publikuar në InstaStory me kokën e një djali të përqafuar në gjoksin e saj, na bën të kuptojmë se është Benardi. Gjithashtu katër ditë më parë, Xheni postoi dhe foton me unazën në gishtin e fejesës.

“Ditë e mirë”– shkruan Xheni përkrah fotos që dallohet që është Benardi.

Me rikthimin, duket se Benardi ‘ja ka mbledhur’ Xhenit, sepse ish-banorja e BB ka fshirë të gjitha fotot e vjetra, duke lënë vetëm pak prej tyre. Me siguri të gjithë adhuruesit e tyre do të lumturohen me këtë rikthim!

Image
Image