Irina Shayk bën paraqitjen e parë në sfilatë mode pas ndarjes nga Bradley Cooper

Irina Shayk bën paraqitjen e parë në sfilatë mode pas ndarjes nga Bradley Cooper

Showbiz June 14, 2019 - 23:57
Lexoni detajet

Irina Shayk është kthyer në sfilatë mode pas ndarjes nga Bradley Cooper.

Irina Shayk të enjten mbrëma ështv paraqitur në një sfilatë në Itali pas një jave nga ndarja prej Bradley Cooper, pas lidhjes katër vjeçare, shkruan DailyMail, transmeton lajmi.net.

Supermodelja ruse ishte veshur me fustan lëkure nga “Ermanno Scervino”,  duke e bërë kështu paraqitjen e saj të parë në pasarela pas ndarjes.

33 vjeçarja mori vëmendjen me këtë paraqitje në eventin që u mbajt në Firence.

Ajo u bashkua me modelet e njohura në këtë event, përfshirë Stella Maxwell, si dhe Gigi e Bella Hadid.

Sipas burimeve, ani pse janë ndarë Irina dhe Bradley kalojnë kohë së bashku për hir të vajzës së tyre.

Thuhet se Irina kishte vendosur t’i jap fund lidhjes së tyre në fund të muajit të kaluar, për shkak se ajo rrallëherë kishte kaluar kohë me Bradleyn. 

Image

Image

Image