Rihhana ka një dëshirë shumë të madhe

Rihhana ka një dëshirë shumë të madhe

Showbiz qershor 12, 2019 - 08:18
Lexoni detajet

Rihanna është një nga këngëtaret që intervistat e saj numërohen me gishta. Por së fundmi ajo ka thyer heshtjen dhe ka folur për jetën private, si dhe për planet për martesë. Në një intervistë për revistën “Interview” ajo ka pranuar se është e dashuruar gjë që u dallua dhe në udhëtimin e saj të fundit me të dashurin e saj miliarder Hassan Jameel në Capri të Italisë, shkruan Gazeta Zëri.

. Kur u pyet gjatë intervistës nëse ka ndërmend të martohet, Rihanna heshti për pak dhe më pas u përgjigj: “Vetëm Zoti e di këtë gjë. Ne bëjmë plane dhe Zoti qesh, apo jo?”.

Ajo ka shtuar se dëshira më e madhe e saj është të bëhet nënë. Rihanna ka treguar se lidhja e saj me Hassan Jameel është një ndër gjërat që i ka ndryshuar balancën mes jetës dhe punës.

“Dy vjetët e fundit kam kuptuar se duhej të krijoja më shumë kohë për veten time, sepse kjo ndikon drejtpërdrejt në shëndetin mendor. Nëse nuk je i lumtur nuk do të jesh i lumtur edhe nëse bën gjëra që ty të pëlqen t’i bësh. Do të dukej si një detyrim dhe unë nuk dua që puna të duket si detyrim. Karriera ime është qëllimi im dhe nuk duhet të duket si asgjë tjetër përveçse si një vend i lumtur. Unë kam nisur një marrëdhënie dhe kjo ka rëndësi për mua. Ashtu siç ushqej biznesin tim, duhej ta ushqej edhe këtë gjë. Do t’i lë të gjitha gjërat për dy ditë ose tri ditë. Tani në kalendarin tim ka një ‘P’ që do të thotë ditë personale. Kjo është një gjë e re”, ka rrëfyer Rihanna.

Rihanna ka disa kohë që është futur fuqishëm në tregun e biznesit. Ajo ka një firmë kozmetike që quhet “Fenty Beauty” dhe arriti rreth 500 milionë euro nga shitjet deri në fund të vitit 2018. Po atë vit, këngëtarja nxori në treg linjën e saj të të brendshmeve “Savage X Fenty” që rezultoi një sukses i madh për të. /ZERI