Shqiptari mahnit jurinë e The Voice në Francë me zërin brilant

Shqiptari mahnit jurinë e The Voice në Francë me zërin brilant

Showbiz May 27, 2019 - 08:42
Lexoni detajet

Shqiptarët bëjnë shqiponjat kudo në botë të fluturojnë me arritjet dhe shpalosjen e talenteve të tyre.

Rasti konkret është i djaloshit të ri shqiptar Gjon Muharremaj, i cili është kualifikuar për në gjysmëfinalen e “The Voice of France”.

Zëri i tij brilant ka lënë jurinë gojëhapur teksa ka interpretuar këngën “Rocket Man” të Elton John.

Shqiptari është vlerësuar me pikët më të larta. Ai njihet me emrin e artit “Gjon’s Tears” apo “Lotët e Gjonit”, i lindur në Zvicër, ka origjinë shqiptare, me babain nga Kosova dhe nënën nga Tirana.