I rrëshqet fustani, i zbulohen gjinjtë

I rrëshqet fustani, i zbulohen gjinjtë

Showbiz May 25, 2019 - 08:49
Lajmet nga showbizi

Gjatë pozimit për fotografët bukuroshes i kishte rrëshqitur pjesa e epërme e fustanit dhe rastësisht i janë zbuluar majat e gjinjve, transmeton gazeta "Zëri".

Manekenia e bukur Fernanda Liz është paraqitur në premierën e filmit “Oh Mercy!” në Festivalin e Filmit në Kanë, ndërsa nuk e kishte problem që të tregonte më shumë sesa duhej. Kur e kishte kuptuar se të gjithë i kishin shikuar majat e gjinjve të saj Fernanda vetëm kishte buzëqeshur.

Bukuroshja braziliane pa dyshim se ishte njëra prej yjeve të kësaj dite në këtë festival të famshëm, pasi në qilimin e kuq ishte paraqitur me një fustan interesant me ngjyrë të verdhë, i cili si duket ishte për disa numra më i madh sesa duhej. Gjatë pozimit për fotografët bukuroshes i kishte rrëshqitur pjesa e epërme e fustanit dhe rastësisht i janë zbuluar majat e gjinjve. Por kjo nuk e kishte tronditur aspak manekinen e bukur, pasi kur e kishte vërejtur se gjinjtë e saj ishin ekspozuar ajo vetëm kishte qeshur dhe ishte munduar ta rregullojë gabimin.

“Nuk e kam vërejtur gabimin derisa fotografët kanë filluar të qeshin dhe të më thonë se kisha zbuluar tepër shumë. Ishte një moment i sikletshëm, por edhe qesharak në të njëjtën kohë. Për fat të mirë kjo nuk ka zgjatur shumë”, ka deklaruar duke qeshur manekinia. Përndryshe ajo njihet si njëra prej modeleve më të njohura për prezantimin e veshjeve intime dhe kostumeve të larjes./ZËRI

Image

Image