“Mirupafshim oj Medine”, publikohet nga Gold AG

“Mirupafshim oj Medine”, publikohet nga Gold AG

Showbiz May 24, 2019 - 18:25
Lexoni detajet

Gold AG ka publikuar këngën e tij më të re.

Gold AG sapo ka publikuar projektin e ri, në të cilin i këndon Medines.

Këtë projekt, reperi e solli në bashkëpunim me Kreshnik Avdiun, ndërsa ia shoqëroi edhe videoklipin, pamjet e të cilit i xhiruan Gold AG dhe Granit Hyseni, ndërsa editimin e bëri “M Production”.

Për tekstin e këngës u kujdes Gold AG, për melodinë Kreshnik Avdiu, ndërsa orkestrimin e bëri Florent Boshnjaku.

Më poshtë mund ta dëgjoni “Mirupafshim oj Medine”, kënga më e re nga Gold AG dhe Kreshnik Avdiu.