HBO konfirmoi nëse do të ketë vazhdim të 'Game of Thrones'

HBO konfirmoi nëse do të ketë vazhdim të 'Game of Thrones'

Showbiz maj 22, 2019 - 17:33
Detajet

Nëse keni shpresuar se pas përfundimit të “Game of Thrones”, ku me episodin e fundit shumë fansa nuk janë ndarë të kënaqur, do të ekziston një vazhdim i serisë, kjo gjë u mohua nga televizioni kabllor amerikan, HBO.

Presidenti i kësaj të fundit, Casey Bloys tha në një intervistë për “The Hollywood Reporter” se nuk do të ketë asnjë vazhdim të historisë rreth “Game of Thrones”.

Seria e famshme televizive, bazuar në librin e George R. R.R. Martin dhe idrejtuar nga regjisorët, David Benioff dhe D. B. Weiss, ka përfunduar javën e kaluar, duke lënë shumë fansa të pakënaqur.

Për shumë njerëz që duan më shumë dhe shpresojnë për çdo vazhdim të tregimit, Bloys ka shuar ëndrrat e të gjithëve.

“Benioff dhe Weiss shumë kohë më parë e kishin marrë këtë vendim dhe gjithçka po shkon siç është planifikuar”, tha Bloys.

Kur u pyetur nëse ka ndonjë mundësi që të paktën figura Arye Stark dhe udhëtimi i saj drejt perëndimit të Westeros të kenë një vazhdim, Bloys ishte e qartë “Jo, jo, jo unë nuk dua që personazhet e mira të kësaj bote t’i dërgoj një botë tjetër, të cilën dikush tjetër do ta krijojë. Dua që kjo të mbetet një copë artistike që ata kanë”.