Këngëtarja shqiptare bën testin e origjinës dhe tronditet nga rezultati

Këngëtarja shqiptare bën testin e origjinës dhe tronditet nga rezultati

Showbiz maj 21, 2019 - 14:03
Detajet

Këngëtarja me origjinë shqiptare që jeton në Greqi, Eleni Foureira, ka bërë testin e Heritage, e cila nxjerr prejardhjen dhe origjinën.

Gjatë qëndrimit në Izrael për Eurovizionin, ajo bëri testin e ADN-së për të mësuar detajet e origjinës etnike dhe racore.

Rezultatet ishin shokuese edhe për vetë këngëtaren.

Menaxheri i kompanisë Heritage, që është sponsor i Eurovizion, tha se Eleni Foureira ka 68.9% origjinë greke.

Ndërsa një pjesë tjetër e ka nga Jugu i Italisë.

“Italiane? Nuk e kisha idenë! Jam pothuajse 70% greke?

Unë nuk jam greke, unë jam rritur në Greqi, por ndihem greke.

Nga Italia Jugore? Nuk di çfarë të them…”, ka thënë këngëtarja Foureira pasi mësoi rezultatet e testit të Heritage.

Eleni priste që rreth 50% e origjinës të ishte nga Ballkani, por kjo shifër ishte vetëm 29.8%.

Eleni Foureira ka emigruar në moshë të vogël me familjen drejt Greqisë, ku u rrit dhe zhvilloi karrierën si këngëtare e suksesshme.

Ajo ka pranuar publikisht origjinën shqiptare. Vitin e kaluar Foureira përfaqësoi Qipron në Eurovizion dhe u rendit në vendin e dytë.