Dalin pamje të reja nga momenti i sulmit ndaj Arnold Schwarzenegger

Dalin pamje të reja nga momenti i sulmit ndaj Arnold Schwarzenegger

Showbiz maj 20, 2019 - 15:18
Detajet

Ditë më parë u publikua një xhirim, në të cilin një person e sulmonte ikonën e filmave aksion, Arnold Schwarzenegger.

Aktori i famshëm hollivudian qëndronte në Afrikën e Jugut dhe po xhironte me telefonin e tij, ndërkohë që dikush e ka goditur nga prapa me të dyja këmbët.

Tash është publikuar edhe një xhirim i ri nga një kënd tjetër, me ç’rast shihet goditja e fuqishme që ushtrohet mbi Schwarzeneggerin dhe në atë moment personi rrëzohet, ndërsa menjëherë intervenon sigurimi.

Nuk dihet arsyeja e këtij sulmi që i ka shqetësuar fansat, ndërsa derisa stafi i sigurimit e ka larguar personin që e bëri këtë veprim, ai është dëgjuar duke thënë: “Më ndihmoni, më duhet një  Lamborghini!”.

Sulmi ndaj 71-vjeçarit ka ndodhur në evenimentin sportiv “Arnold Classic Africa”, në Republikën e Afrikës së Jugut.