Festojnë përvjetorin, Teuta ka një dedikim romatik për Adonisin

Festojnë përvjetorin, Teuta ka një dedikim romatik për Adonisin

Showbiz maj 16, 2019 - 18:20
Detajet

Aktorja e njohur, Teuta Krasniqi, është mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale, përmes së cilave shpesh ndan me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e saj.

Jo të pakta janë rastet kur ajo publikon ndonjë fotografi nën shoqërinë e bashkëshortit, apo dy vajzave të saj.

Teuta dhe partneri i saj, Adonis Morina, sot festojnë përvjetorin e lidhjes, me këtë rast aktorja i dedikoi disa fjalë zemre bashkëshortit, duke ia shoqëruar edhe një imazh ku çifti shihen të përqafuar dhe tejet të lumtur pranë njëri-tjetrit.

Image

“Ti je e sotmja ime dhe të gjitha të nesërmet e mia. Urime përvjetorin, e imja përgjimonë. T’du jetë, Adonis Morina”.

Teuta ndërkohë përveç jetës profesionale, ka treguar se është edhe një nënë shumë e përkushtuar ndaj dy vajzave të saj.