Britney Spears mund të mos këndojë më kurrë

Britney Spears mund të mos këndojë më kurrë

Showbiz maj 16, 2019 - 08:32
Lajmet nga showbizi

Britney Spears nuk po kthehet në Vegas për një të ardhme të afërt dhe ndoshta kurrë.

Burime thanë për TMZ-në se këngëtarja nuk është në gjendje mendore ose fizike për të rifilluar performancat në Vegas, që duhet të nisnin në shkurt, transmeton Gazeta "Zëri".

Menaxheri për një kohë të gjatë i Britneyt, Larry Rudolph, tha: “Si personi që udhëheq karrierën e saj, duke u bazuar në informacionin që unë dhe të gjithë profesionistët që punojnë me të kemi është e qartë se ajo nuk duhet të kthehet në muzikë, jo në të ardhmen e afërt, por ndoshta kurrë më”.

Ai ka më shumë se dy dekada që punon me artisten, duke përfaqësuar karrierën e saj nga viti 1998 në 2004-n dhe nga viti 2008 e më tutje.

Performanca e Spears në Las Vegas ishte planifikuar të kishte premierën në 13 shkurt, me 32 shfaqje të planifikuara deri më 17 gusht. Por shfaqjet u shtynë në janar, pasi këngëtarja u përball me probleme të shëndetit mendor. Ajo u shtrua në spital psikiatrik dhe tani po përpiqet të rikuperojë veten.

Performanca e Spears në Las Vegas ishte planifikuar të kishte premierën në 13 shkurt, me 32 shfaqje të planifikuara deri më 17 gusht. Por shfaqjet u shtynë në janar, pasi këngëtarja u përball me probleme të shëndetit mendor./zËRI