Dafina Zeqiri po vjen me këngë të re

Dafina Zeqiri po vjen me këngë të re

Showbiz maj 15, 2019 - 17:20
Lexoni detajet e fundit

Këngëtarja shqiptare, Dafina Zeqiri, viteve të fundit ka qenë mjaft aktive në tregun tonë muzikor. 

30-vjeçarja vitin 2019 e ka filluar me projekte të shumta, të cilat u mirëpritën mjaft mirë nga publiku dhe fansat e saj.

Së fundmi, në rrjetet sociale e ka publikuar një video, teksa tregon se ka finalizuar projektin e ri muzikor që titullohet “La Reina”.

Megjithatë, këngëtarja shqiptare nuk ka zbuluar detaje më të hollësishme rreth këtij projekti, por që nuk ka dyshim se do të dalë diçka e bukur nga ajo.

Ndryshe, “Rofe” është kënga e fundit e lansuar nga Dafina, e cila në platformën YouTube ka grumbulluar mbi një milion shikime.