Artistja shqiptare, befasia e natës së parë të Eurovision?

Artistja shqiptare, befasia e natës së parë të Eurovision?

Showbiz maj 14, 2019 - 21:21
Lajmet nga showbizi

Sonte është nata e parë gjysmë finale e Eurovizion dhe këtë vit Shqipëria do ketë dy këngëtare në atë skenë por vetëm si përshëndetëse njëra.

Eleni Fuereira për shkak të famës që mori me këngën që konkurroi vjet “Fuego” është ftuar këtë vit bë Tel Aviv në Izrael për të performuar në këtë festival. Eleni Foureira do të këndojë sonte “Dancing Lasha Tumbai” të Verka Serduchka. Dhe, me siguri, do të rindezë edhe skenën e Tel Avivit.

Në ndërkohë Jonida Maliqi do të konkurrojë në natën e dytë gjysmë finale, e cila me shumë gjasa do kalojë në finale pasi kënga e saj “Ktheju Tokës” është pëlqyer shumë nga fansat e huaj