Selena Gomez: Nëse qëndroj shumë në instagram bie në depresion

Selena Gomez: Nëse qëndroj shumë në instagram bie në depresion

Showbiz April 26, 2019 - 16:37
Lexoni detajet

Selena Gomez aktualisht është duke qëndruar larg nga qendra e vëmendjes aktualisht, duke limituar dhe kohën që kalon në mendiat sociale. Madje poston në Instagram vetëm kur po punon për ndonjë projekt të ri, ose kur hapet sërish tema e Justin Bieber nëpër media dhe poston ndonjë selfie të rastit.

Gjithsesi, në emisionin “Dream it real’, këngëtarja ka dhënë intervistën e parë për këtë vit, ku foli hapur në lidhje me problemet që ka kaluar me shëndetin mendor, me faktin që është gjithmonë e sinqertë me veten dhe pse nuk do që ta quajnë “të bukur”.

Fillimisht Selena tregoi se nuk është e trajnuar për tu përballur me median dhe intervistat e saj shpesh herë dalin jashtë skenarit. “Nuk mendoj se njerëzit e njohin zemrën time…Nuk di si të trajnohem, s’do ishte e mundur për dikë që të më mësonte si të flisja.”- shprehet artistja.

Për Selenën, një nga gjërat që e ndihmon së fundmi mos të ketë mendime negative, është të dalë nga Instagrami:“Nuk është dhe aq e shëndetshme të qëndrosh në Instagram gjatë gjithë kohës sepse e kam vënë re që depresionohem kur shoh gjithë ata nejrëz që duken të bukur në foto dhe kjo gjë më mërzit shumë, prandaj të bësh një pushim nga rrjetet sociale është mjaft e rëndësishme”, ka thënë Selena.

Image
Image
Image