Të suksesshëm në Shqipëri, po në Kosovë? Çfarë nuk i ofroi publiku kosovar?

Të suksesshëm në Shqipëri, po në Kosovë? Çfarë nuk i ofroi publiku kosovar?

Showbiz April 26, 2019 - 15:58
Detajet

Tregu muzikor në mes Kosovës dhe Shqipërisë, sidomos viteve të fundit, është pa dyshim sikur të ishte një i vetëm.

Projektet muzikore që publikohen nga këngëtarët në Kosovë e Shqipëri kanë dëgjueshmëri shumë të madhe në të dy këto vende.

Në fakt, këngëtarët nga Kosova dhe Shqipëria identifikohen nga të tjerët me një emër të vetëm, si këngëtarë shqiptarë.

Mirëpo, për dallim nga kjo dhe për dallim nga bashkëpunimi shumë i ngushtë mes dy shteteve po ashtu, ka emra të cilët në vendin ku janë lindur dhe rritur, nuk kanë arritur ta kenë suksesin dhe popullaritetin e njëjtë, sikur në shtetin amë.

Dren Abazi, Vedat Ademi, Filloreta Raçi e Trim Jetullahu janë vetëm disa nga shembujt konkret.

Image

Dren Abazi njihet për muzikën e tij shumë të veçantë dhe është unik në gjithçka që krijon, duke nisur nga teksti, muzika e deri te vizuelizimi i projekteve muzikor. Por, me gjithë këtë, ai nuk tërhoqi shumë vëmendje tek audience kosovare në fillimet e karrierës së tij, derisa në Shqipëri i mjaftoi pak kohë për tu shndërruar në një nga këngëtarët e pëlqyer dhe të kërkuar nëpër mbrëmje muzikore, e si rrjedhojë nuk mungonte as nëpër emisione televizive. Madje, shumicën e mbrëmjeve muzikore, përveç koncerteve jashtë kufijve shqiptarë, Dreni i ka në Tiranë dhe qytete të tjera të Shqipërisë. Për më tepër, koncertin madhështor me rastin e 20 vjetorit të karrierës e mbajti vitin e kaluar, pikërisht në Tiranë. Ky koncert ishte paraparë të mbahet edhe në Kosovë, por për shkak të mungesës së një salle adekuate, ai ka mbetur ende pezull. Ndryshe, Dren Abazi, së fundmi është i angazhuar në realizimin e këngëve të reja.

Vedat Ademi është një tjetër emër i suksesshëm në muzikën shqiptare dhe këtij epiteti ia dha vulën Shqipëria. Edhe Vedati me një stil të veçantë në të krijuar e interpretuar rrëmbeu zemrat e audiencës në Shqipëri. Edhe promovimi i tij atje ka qenë shumë më i madh se në Kosovë, përfshirë paraqitjet televizive, pjesëmarrjet nëpër festivale e gara të ndryshme. Disa prej hiteve të mëdha të Ademit janë: “Një jetë me ty”, “Koha s’kthehet”, “Emrin tim”, “Zemrën time ke”, etj. “Kam ikur nga Kosova sepse këtu nuk u morën me zërin, por me pamjen. Madje për t’u bërë pjesë e skenës, ma kërkuan që t’i heq së paku 20 kg”.

Image

Filloreta Raçi e ka dhënë jo rrallë në intervista dhe kjo kishte qenë arsyeja që këngëtarja kishte vendosur të zhvendosej në Tiranë. Promovimi i saj i parë në Shqipëri ka qenë në talent shoun, “The Voice Of Albania”, me ç’rast ajo nuk arriti ta kalojë fazën e betejave, pasi edhe konkurrenca kishte qenë mjaftë e fortë. Edhe përkundër kësaj, Fifi u vlerësua shumë si këngëtare duke u konsideruar si një talente me zë mjaft të veçantë. Kështu, ajo vazhdoi e punoi në Shqipëri, publikoi këngë e videoklipe, të cilat shumë shpejt u shndërruan në hite, por edhe bashkëpunime të suksesshme me emra të mëdhenj të muzikës shqiptare, përfshirë këtë të fundit me MC Kreshën në “Kënga Magjike”, ku fituan çmimin e publikut, derisa u renditën në vendin e tretë. E, Fifi është ajo e cila edhe një herë ia dëshmoi vetes dhe publikut se talenti tejkalon çdo sfidë dhe se një zë i mirë thjesht nuk mund të shuhet.

Image

Megjithëse i ri në skenë, edhe Trim Jetullahun po e përcjell fati i njëjtë. Ai është shumë më aktiv dhe më i kërkuar në Shqipëri dhe është duke pasur ftesa të vazhdueshme nga programet televizive, siç ishte “Dance With Me”, ku për disa javë tregoi aftësitë e tij në vallëzim.

Këta ishin vetëm disa nga emrat që kanë pasur fatin të gëzojnë një sukses të lakmueshëm në Shqipëri, derisa gjithsesi vazhdojnë të jenë aktivë edhe në Kosovë.