Gjërat po komplikohen, Tayna nuk e pranon kërkim faljen e Melindës

Gjërat po komplikohen, Tayna nuk e pranon kërkim faljen e Melindës

Showbiz April 26, 2019 - 14:17
Detajet

Dy rep këngëtaret kosovare, Melinda Ademi dhe Tayna ishin përfshirë në një fjalosje nga largësia me vargje të ndryshme nëpër rrjetet sociale.

Por, mbrëmë reperja i kërkoj falje asaj e që duket se Tayna se ka ndërmend ta pranojë kërkim faljen e saj

Melinda Ademi mbrëmë në orët e vona të natës bëri një kërkim falje Taynas ku në një Frestyle të saj e kishte ofenduar Taynan.

Por, për këtë gjë Melinda i kishte rënë pishman dhe ajo mbrëmë kishte postuar në InstaStory një status ku i kërkonte falje reperës.

“I kërkoj falje artistes Tayna për ofendimet në feestyle-in e fundit. Për shkak të drejtimit që ka marrë rap-i i femrave, mendoj se duhet ta ndryshojmë kahjen dhe të mos nxisim urrejtje te gjeneratat e reja”.

Tërë kjo kishte ardhur pasi që në një emision reperi Ledri Vula kishte thënë se tani në këngë po shahen edhe femrat.

Por, Prive, emision i Klan Kosovës, ka kontaktuar sot me menaxhmentin e Taynas të cilët kanë thënë se në këtë mes nuk ka vend për reagime dhe Tayna nuk ka asgjë për të thënë.

Ata kanë shtuar se Melinda e ka ofenduar shumë Taynan dhe për këtë arsye, sipas tyre, ajo ka marrë edhe shumë ofendime nga fasant e Melindës.

Kjo merret edhe si një refuzim për ta pranuar faljen e Melindës nga Tayna meqë reperja ka zgjedhur heshtjen në vend të përgjigjës.

Ndryshe, deklarata e Ledrit se rep “po bëjnë tani edhe gratë dhe se nuk po u ka aspak hije që po shahen në mes vete si vajza që janë”, duket se ka nxitur edhe reagimin e reperëve.

Image

Deklarata e Vulës ishte cilësuar edhe si seksiste nga disa grupeve të feministëve në Kosovë, por që më vonë reperi kishte thënë se është keqkuptuar ajo deklaratë nga mediat.

Image