Tha se Turqia nuk është Arabi, aktorja turke e njohur në Kosovë rrezikon të dënohet me burg

Tha se Turqia nuk është Arabi, aktorja turke e njohur në Kosovë rrezikon të dënohet me burg

Showbiz April 24, 2019 - 22:23
Detajet

Aktorja e famshme turke, Deniz Çakir, rrezikon të dënohet me 6 muaj deri në 1 vit burgim për “poshtërim publik” të disa grave.

Aktorja 37-vjeçare, e njohur në Shqipëri si Mejrem e serialit “Familja e Madhe” akuzohet se ka fyer disa gra të mbuluara në një lokal në Stamboll.

Gjithçka ka ndodhur më 30 Dhjetor të vitit 2018. Çakir po konsumonte alkool në një lokal kur ka dyshuar se gratë e mbuluara nga tavolina ngjitur po e fotografonin, transmeton Klan.al.

Në debatet që pasuan u përfshinë edhe punonjësit e lokalit në Qendrën tregtare. Aty Çakir akuzohet të ketë fyer gratë e mbuluara: “Ky është shteti i Ataturkut, nuk është Arabi Saudite. Ky nuk është vendi juaj, ikni në Arabi, ikni në Iran”.

Mbi këtë akuzë prokuroria kërkon dënimin e aktores për “poshtërim publik të një pjese të popullsisë mbi baza sociale, klasore, fetare, gjinore dhe krahinore”me 6 muaj deri në 1 vit burgim.

Në dëshminë e saj, Çakir tha se gjithë jetën e saj ka qenë kundër çdo lloj forme diskriminimi, por në këtë rast kishte menduar se gratë e kishin qëllimin e keq. Fjalinë e vetme ku përmendet Arabia, ajo tha se jua kishte thënë anëtarëve në tavolinën e saj dhe jo grave.

“Edhe pijet që pimë në lokal, edhe fotografitë që shkrepim, shihen me paragjykim. Këtu nuk është Arabi, kjo është Turqia e Ataturkut”, pretendon të ketë thënë Çakir e cila hedh poshtë akuzat.