Pas ‘zhurmës’ për këngën e nënës, Shyhretja dhe Motrat Mustafa marrin këtë vendim

Pas ‘zhurmës’ për këngën e nënës, Shyhretja dhe Motrat Mustafa marrin këtë vendim

Showbiz April 22, 2019 - 11:58
Lexoni më shumë detaje

Kënga dedikim për nënën është bërë 'mollë sherri' mes Motrave Mustafa dhe Shyhrete Behlulit.

Motrat Mustafa javë më parë kanë qenë të ftuara në një intervistë për “Mirage”, ku kishin dhënë detaje rreth projektit të tyre, shkruan lajmi.net.

Ato deklaruan se idenë e këngës ua kishte marrë Shyhrete Behluli dhe se ndiheshin shumë keq për këtë gjë, ngase Sahidja tha se idenë për këngën e nënës ia kishte treguar Shyhretes kohë më parë.

Por, në një intervistë për “Prive”, Shyhretja dha një version krej ndryshe, ajo tha se ato që kanë thënë Motrat Mustafa nuk qëndrojnë.

Madje, ajo shtoi se edhe po të donte ta merrte idenë e këngës, nuk është e njëjtë ngase nuk i ka tetë motra dhe nëna e saj nuk ka kënduar.

Pas gjithë këtyre, ato kanë larguar njëra-tjetrën nga rrjeti social Instagram.

Kjo gjë dëshmon që miqësia mes tyre ka mbaruar, e këtë gjë e ka thënë edhe Shyhretja, e cila tha se për ato që ka thënë Sahidja duhet bërë kërkimfalje publike.

Image

Image