Shyhretja u kundërpërgjigjet Motrave Mustafa

Shyhretja u kundërpërgjigjet Motrave Mustafa

Showbiz April 20, 2019 - 19:54
Lexoni më shumë detaje

Kënga për nënën ka sjellë përçarje mes Motrave Mustafa dhe Shyhrete Behlulit.

Motrat Mustafa të ftuara në një intervistë për “Mirage”, kanë deklaruar se ideja e këngës iu është marrë nga Shyhrete Behluli, shkruan lajmi.net.

Ani pse mënyra se si është realizuar kënga është krejt ndryshe nga të dyja palët, Motrat Mustafa kanë thënë se ajo është marrë nga Shyhretja, pasi ia kishin treguar planin që kishin kohë më parë.

Pas gjithë kësaj zhurme, ka reaguar edhe këngëtarja Shyhrete Behluli, e cila tregon anën tjetër të medaljes.

E ftuar në “Prive”, Shyhretja tha “Po më vjen shumë keq se nuk është në rregull dhe nuk më ka hije as mua as Motrave Mustafa me u përball për një gjë të tillë, një gjë shumë të ulët. Me të akuzu për gjëra të cilat nuk janë, nuk është në rregull. A e ke pa kur thonë ‘më zuri taksirati në pikë të rrafshit’, mua më ka zënë taksirati me Motrat Mustafa, të zë nganjëherë pa pritë e pa kujtu.”.

Këngëtarja shtoi se të vërtetën më të miri e ka treguar autorja e tekstit, Nexhmije Muhaxhiri.

“Nuk kam dalë me u përball me Motrat Mustafa asnjëherë, se me Motrat Mustafa është përball më së miri autorja e tekstit, zonja Nexhmije Muhaxhiri, të cilën e përshëndes dhe e falënderoj shumë që e ka nxjerrë të vërtetën para publikut, me fakte ama. Telefoni sot nuk rren, krejt njerëzia e dinë që nuk mundesh me ba manipulime me telefon, por shumë herë e vërteta dhemb, edhe motrave sigurisht u dhemb e vërteta çka kanë folë, gjana të pavërteta”.

Sipas Shyhretes, motrat kanë shpifur për të dhe kjo gjë është shumë e ulët.

“Me njëfarë forme mund të them se ato kanë shpif për mua në këtë rast, me njollos emrin tim, karrierën time, që është shumë e dhimbshme, është shumë e ulët, kush nga një kolege shoqe”

Sa i përket idesë së këngës, Shyhretja tha se nuk ua ka marrë idenë, ngase edhe po të donte është krejt ndryshe, pasi në këngën e saj nuk flitet për 8 motra dhe nuk këndon nëna e saj.

Krejt në fund ajo shtoi se qëllimi i tyre ka qenë me bë publicitet me emrin e saj dhe se kjo në këtë rast është këngë komerciale.

E pyetur se a vazhdon shoqëria mes tyre ajo tha “Teksa më ka akuzu publikisht, duhet me më kërku falje publikisht, për me vazhdu ne shoqërinë. Derisa e akuzon, e njollos kolegen, vetë je largu, nuk di çfarë mundet me mbet më shoqëria jonë”.