Bleona Qereti fotografohet në qendër të Prishtinës me veturën e saj me çmim ‘simbolik’

Showbiz April 19, 2019 - 16:34
Lajmet nga showbizi

Bleona Qereti ka disa ditë që është kthyer në Shqipëri, por nuk kishte se si të mungonte dhe një vizitë e shkurtër në Kosovë, shkruan GazetaBlic.

Këngëtarja është fotografuar ditën e sotme duke dalë prej një nga hoteleve në qendër të Prishtinës ku qëndroi mbrëmë.

Qereti u fotografua me veturën e saj të tipit “Ford Fusion SE”, e cila kap një vlerë prej 10 deri në 15 mijë euro.

Bleona ka vite që është shpërngulur në Amerikë, ku po zhvillon atje karrierën artistike, dhe përmes postimeve kemi parë jetën luksoze që ajo bën.

Përderisa një pjesë e madhe e estradës harxhojnë me qindëra mijëra euro në vetura luksoze, Bleona Qereti ka zgjedhur të jetë më modeste.