Dietat ia rrezikuan jetën

Dietat ia rrezikuan jetën

Showbiz April 19, 2019 - 12:46
Lexoni detajet

Diva e muzikës Beyonce Knowles së shpejti do ta promovojë filmin dokumentar, i cili do të flasë për interpretimin e saj madhështor në festivalin muzikor “Coachella” në vitin 2018, përcjell "Zëri.info".

Filmi i cili do të emetohet në kanalin “Netflix” flet për përgatitjet shumëmujore për këtë koncert. Pikërisht ky interpretim ishte tepër i vështirë për Beyoncen, ndërsa për shkak të dietës rigoroze që i ishte nënshtruar për ta sjellë trupin e saj në superformë, ajo seriozisht kishte rrezikuar shëndetin e saj.

Image

“Për të ardhur deri te pamja e dëshiruar vetes ia kam ndaluar bukën, sheqerin, karbohidratet, prodhimet e qumështit, mishin, peshkun dhe alkoolin”, ka deklaruar Beyonce, e cila kishte aplikuar këtë dietë vetëm disa muaj pasi ishte lindur binjakët Siry dhe Rummy.

Në filmin me titull “Homecoming”, Beyonce ka zbuluar se si është dukur procesi pas lindjes së fëmijëve, jeta e rrethuar nga një familje e madhe dhe dëshira për t’u kthyer sa më shpejt në skenë.

Këngëtarja e ka pranuar se një kohë ka ditur të ushtrojë edhe 15 orë në ditë, por prindërimi, sikurse edhe mosha, e ka penguar në qëllimin që sa më shpejt t’u kthehet koncerteve.

“Po bëja presion të madh, por nga kjo kam marrë edhe mësim. Kurrë më nuk do ta mundoj veten në këtë mënyrë. Ndihem si femër e re në këtë periudhë të jetës dhe më nuk mundohem të jem ajo që isha. Është e bukur që fëmijët të bëjnë ta marrësh këtë qëndrim”, ka rrëfyer Beyonce./ZERI