Hoqi dorë nga karriera shkaku i dashurisë

Hoqi dorë nga karriera shkaku i dashurisë

Showbiz April 19, 2019 - 12:43
Lexoni detajet

Aktorja e famshme e Hollivudit Eva Mendes ka zbuluar se nuk kishte planifikuar të ketë fëmijë përderisa nuk e ka takuar bashkëshortin e tanishëm Ryan Gosling, përcjell "Zëri.info".

Gjatë intervistës për revistën e njohur “Woman's Health” bukuroshja e aktrimit ka sqaruar se si amësia është ndjenja më e mirë në botë. “Nuk kam dashur fëmijë, e pastaj çfarë ndodhi? Ndodhi Ryan Gosling”, ka deklaruar bukuroshja.

Ajo thotë se kishte ndier se po dashurohej dhe pastaj kishte dashur që të ketë fëmijë me të.

“Jo vetëm fëmijë dosido, por i dëshiroja fëmijët e tij”, ka deklaruar ajo. Mendes dhe Gosling kanë dy fëmijë së bashku, Emanuelan 4 dhe Amandan 2-vjeçare dhe pikërisht shkaku i dashurisë ajo viteve të fundit është tërhequr plotësisht nga aktrimi./ZERI