Gaga: Kam fjetur mes brumbujve dhe insekteve

Gaga: Kam fjetur mes brumbujve dhe insekteve

Showbiz April 19, 2019 - 12:33
Lexoni detajet

Këngëtarja amerikane Lady Gaga në biografinë e re "Everyone Loves You When You Are Dead", e cila del në shitje më 5 maj, jep një pamje të rrallë në jetën e saj para se të bëhej e famshme dhe haptazi ka folur për varësitë e saj, përcjell "Zëri.info".

Në një pjesë të librit të cilin e ka shkruar Neil Strauss, Gaga thotë se nganjëherë frikohet kur mendon për atë se si ka qëndruar e shtrirë në banesën e saj në Nju-Jork e rrethuar nga brumbujt dhe insektet dhe me kokainë kudo, e painteresuar të bëjë ndonjë gjë përveçqë të drogohej.

Gaga, emri i vërtetë Stefani Joanne Angelina Germanotta, thotë se ka eksperimentuar me drogën për qëllime artistike, e inspiruar me David Bowie dhe Mick Jagger.

Image

“Nuk kam pasur fëmijëri të keqe. Të gjitha gjërat nëpër të cilat kam kaluar ishin pjesë e hulumtimit personal për udhëtime artistike që të fëlliqem si Andy Warhol, Bowie dhe Mick", shkruan në libër./ZERI