Prindërit kriminelë, ua prishën imazhin

Prindërit kriminelë, ua prishën imazhin

Showbiz April 19, 2019 - 12:20
Lexoni detajet

Duke marrë parasysh se nuk kishin prindër, të cilët do të mundin të ishin një shembull i mirë për ta. Disa nga yjet më të mëdhenj të shoubiznesit ia kanë dalë mjaft mirë me jetën e tyre. Këta yje që do t’i prezantojmë kanë pasur prindër të përfshirë në vepra kriminale, përcjell "Zëri.info".

Aktorja amerikane Lindsay Lohan ishte në fillim të karrierës së saj kur babai i saj kishte përfunduar në burg, për shkak të një vepre penale. Micheal Lohan ka kaluar tre vjet në burg dhe më pas për pesë vjet ishte në lirim me kusht.

Mirëpo ai e kishte shkelur dënimin me kusht kur kishte shkuar për ta vizituar Lindsayn në Napa të Kalifornisë dhe ishte dënuar me një vit tjetër burg. Por as kjo nuk e ka mbushur mend, pasi ai vazhdon me shkeljen e ligjit, duke përfshirë edhe për dhunë në familje. Babai i aktori Woody Harrelson ishte një shitës droge dhe kishte përfunduar si vrasës me pagesë.

Charles Harrelson nga një shitës droge, shumë shpejt ishte shndërruar në një vrasës me pagesë. Për herë të parë është angazhuar në vrasjen e Alen Harri Berg dhe atë për 2500 dollarë. Por në mungesë së provave ishte liruar. Po atë vit ai kishte kryer edhe një vrasje tjetër, por gjykimi ishte ndërprerë dhe ai sërish ishte liruar. Mirëpo, fati e kishte braktisur më 1973, kur ishte dënuar me 15 vite burg, por ishte liruar 5 vjet më vonë, përcjell tutje "Zëri.info".

Mirëpo, më 1979, ai është arrestuar sërish për vrasje të gjykatësit John Voodie. Për këtë ishte dënuar me dy dënime me burg të përjetshëm. Ai ka vdekur më 2007 në burg.

Babai i aktorit Jackie Chan ishte një agjent sekret, i cili thuhet se ka marrë pjesë në shumë likuidime politike gjatë luftës qytetare. Edhe e ëma e tij Lil-Li, para se të njoftohej me të atin, ishte shitëse e opiumit dhe një e pasionuar pas bixhozit.

Ylli i serisë “Gossip Girls”, Leighton Meester, ishte në stomakun e nënës së saj kur ajo ishte dënuar me 10 vjet burg për shkak të kontrabandës me drogë. Pasi kishte lindur në spital, ajo vetëm tre muaj ka qëndruar me të ëmën dhe më pas për të është përkujdesur gjyshi dhe gjyshja./ZERI