Zonja e Parë e Amerikës ofendon femrën më të fuqishme në botën e modës

Zonja e Parë e Amerikës ofendon femrën më të fuqishme në botën e modës

Showbiz April 19, 2019 - 12:18
Lexoni detajet

Pasi Anna Wintour gjatë një interviste për CNN në mënyrë diskrete ka dhënë indikacione se Zonja e Parë e tanishme më nuk do të paraqitet në ballinën e revistës "Vogue", zëdhënësi i bashkëshortes së presidentit amerikan Donald Trump, Melanie, ka ofenduar rëndë femrën më të fuqishme në botën e modës, përcjell "Zëri.info".

Anna kishte bërë të ditur se revista “Vogue” më nuk është e paanshme dhe më shumë anon kah krahu demokrat, ndërsa të gjithë shikuesit këtë intervistë e kanë kuptuar si shenjë se Wintour më nuk do ta ftojë Melanie për t’u fotografuar për ballinën e kësaj reviste. Edhe pse nuk e ka përmendur me emër, Melania ka vendosur të reagojë dhe zëdhënësi i saj ka dërguar komunikatë me të cilën ka ofenduar Annan.

Image

“Ballina e revistës së modës ‘Vogue’ nuk e definon zonjën Trump, duke marrë parasysh se në këtë ballinë ka dalë shumë më herët sesa kur është bërë Zonjë e Parë. Roli i saj i Zonjës së Parë së SHBA-së dhe të gjitha ato që i bën janë më të rëndësishme sesa ballina e një reviste. Kjo vetëm sa tregon më shumë se sa industria e revistave të modës është anuse dhe tregon se sa Anna Wintour është e pasigurt dhe mendjengushtë”, thuhet në komunikatë.

Melania Trump në ballinën e revistës “Vogue” është paraqitur para martesës me Trumpin në vitin 2005./ZERI