Shkurte Fejza në Vetëvendosje?

Shkurte Fejza në Vetëvendosje?

Showbiz April 18, 2019 - 21:47
Lexo Detajet

Në një tubim në Tetovë, krahas kryesisë së partisë, në rendin e parë ishte e ulur këngëtarja e muzikës popullore, Shkurte Fejza.

Këngëtarja jo rrallë ka dhënë komente politike, duke lënë të kuptohet se përcjellë nga afër zhvillimet në vend, shkruan Express.

Në tubimin në Tetovë, Fejza është e radhitur krahas shefit të Grupit Parlamentar të VV’së, Glauk Konjufcës.

I pranishëm kanë qenë edhe zyrtarë të tjerë të lartë të kësaj partie, përfshirë edhe Albin Kurtin. Tubimi është i thirrur në mbështetje të kandidatit shqiptar për president në Maqedoninë Veriore, Blerim Rekës.

Këngëtarja asnjëherë nuk e ka bërë publike nëse është pjesë e VV’së mirëpo ajo ka qenë kritike ndaj pushtetit të pasluftës.

Madje në një emision televiziv, ajo ishte shprehur kundër demarkimit të kufirit me Malin e Zi, por edhe për idenë e ndryshimit të kufijve.  

“Djemtë më të këqinj që i ka vendi janë në elitën e Kosovës”, kishte thënë Fejza.

Image