Ia fal tradhtinë të dashurit

Ia fal tradhtinë të dashurit

Showbiz prill 15, 2019 - 08:55
Lexoni më shumë detaje

Kourtney Kardashian në gusht të vitit të kaluar ishte ndarë nga i dashuri Younes Bendjima dhe ata nuk kishin mbetur në raporte të mira, por komplimenti i fundit që Bendjima ia kishte drejtuar bukuroshes ka nxitur spekulimet se ata janë pajtuar, përcjell "Zëri.info".

Në të vërtetë zeshkania e bukur ka publikuar një fotografi ku ajo pozon me një fustan lëkure me ngjyrë të kuqe dhe duket që aq shumë i ka pëlqyer Bedjimas, sa nuk ka mundur të përmbahet nga komentimi.

Image

“Dukesh bukur Minnie”, i ka shkruar 25-vjeçari, ndërsa komenti i tij ka shkruar një llavë të komenteve të adhuruesve të Kourtneyt, të cilët kanë konstatuar se ata janë sërish në lidhje. Dhe supozimet e tilla i ka konfirmuar një burim i afërt me bukuroshen, i cili ka deklaruar se ajo ka vendosur ta falë atë, edhe pse ai e kishte tradhtuar.

“Kourtney ka vendosur t’ia japë edhe një shans dashurisë së tyre. Ajo dëshiron të jenë sërish bashkë”, ka deklaruar ky burim./ZERI

Image