Në mision për të shpëtuar peshkaqenët

Në mision për të shpëtuar peshkaqenët

Showbiz prill 15, 2019 - 08:47
Lexoni më shumë detaje

Aktorja Nina Dobrev është në një mision për të shpëtuar peshkaqenët. Bukuroshja 30 vjeçe është e pasionuar për të mbështetur kauzat të cilat promovojnë mbrojtjen e krijesave të detit dhe thuhet se ajo ishte prekur shumë kur kishte shikuar filmin “The Shallows” të vitit 2016, pasi aktorja e këtij filmi Blake Lively nuk ishte aspak e kënaqur me mënyrën sesi janë portretizuar peshkaqenët, përcjell "Zeri.info".

“Ne jemi rrugës për të eliminuar të gjithë peshkaqenët dhe mediet i portretizojnë në mënyrë negative. Filmi ‘The Shallows’ më ka egërsuar. Blake Lively është e talentuar, e bukur dhe mahnitëse. Por filmi ka portretizuar peshkaqenët në mënyrë të gabuar. Frika është e pajustifikuar. Ligji duhet të ndryshohet për të mbrojtur kafshët. Nëse një shtet si SHBA-ja ose Kina do t’i ndryshonte politikat, kjo do të ishte një fitore e madhe dhe do të paraqiste një shembull për vendet tjera që ta ndjekin”, ka deklaruar zeshkania.

Image

Nina është ambasadore e organizatës ambientaliste jopërfituese “Oceana”, e cila është organizata më e madhe në botë që i përkushtohet mbrojtjes së gjallesave të oqeaneve.

Në anën tjetër, ylli i serisë “Vampire Diaries” ka deklaruar se në mesin e dëshirave të saj jetësore është notimi me peshkaqenë dhe së shpejti do ta realizojë atë./ZERI

Image