Kaloi nëpër ferr pas ndarjes

Kaloi nëpër ferr pas ndarjes

Showbiz prill 15, 2019 - 08:43
Lexoni më shumë detaje

Aktorja Una Healy “ka kaluar nëpër ferr të vërtetë” pas ndarjes nga bashkëshorti Ben Foden. Ish-ylli i serisë “Saturdays” e ka pranuar se vetëm në korrik të vitit të kaluar e kishte kuptuar se burri i saj e kishte tradhtuar, kur ajo ishte kthyer në Britani nga Nju Jorku për të diskutuar mundësinë e zhvendosjes në SHBA së bashku me fëmijët dhe Benin, pasi ky i fundit kishte fituar një punë të re atje, përcjell "Zëri.info".

“Kam shkuar në Nju Jork për të parë nëse mund të zhvendosem me familje atje, por shumë shpejt e kam kuptuar se nuk ishte vend i duhur për ne. Dhe pastaj jam kthyer në Londër për të kuptuar se çfarë kishte ndodhur prapa shpinës sime”, ka rrëfyer ajo. 

Image

Mirëpo ajo mendon se kjo lidhje do të përfundonte herët ose vonë, edhe pse tradhtia e kishte përshpejtuar procesin.

Ajo thotë se vetëm tani ka arritur të dalë nga ferri që kishte rënë gjatë ndarjes dhe tani ndihet e lumtur me lidhjen e re./ZERI

Image