Më shumë preferon qentë se meshkujt

Më shumë preferon qentë se meshkujt

Showbiz prill 15, 2019 - 08:33
Lexoni më shumë detaje

Tara Reid mendon se më mirë e kalon me qentë e saj se me një të dashur. Aktorja 43 vjeçe, e cila në të kaluarën ka qenë në romancë me Tommy Lee dhe Jc Chasez, momentalisht është beqare dhe aq shumë e pëlqen të bëjë jetë të qetë me qenin e saj Beso, sa po planifikon të marrë edhe një tjetër, përcjell "Zëri.info".

“Jam shumë e lumtur me qenin tim. Tani e kam një dhe muajin e ardhshëm do ta marr edhe një këlysh tjetër, emri i tij do të jetë Bella. Do t’i thosha ‘fat të mirë’ kujtdo që lidhet me ndonjë mashkull të mirë në Los Anxhelos, edhe pse kjo është gati e pamundur. Më mirë do ta kaloni me qentë”, ka deklaruar ajo për revistën “Closer”.

Mamaja e bukuroshes së Hollivudit, Donna, ka vdekur vitin e kaluar, ndërsa babai i saj në vitin 2016, por Tara ndien se ata ende kujdesen për të.

“Qëkur ata kanë vdekur ndiej se ata janë engjëjt mbrojtës që kujdesen për mua. Jam e lumtur që më është dhënë mundësia e dytë në jetë dhe e vlerësoj këtë shumë”, ka shtuar Tara.

Image

Në vitin 2010 Tara kishte kryer një operacion për të përmirësuar gjinjtë e saj e gjithashtu kishte edhe një procedurë të thithjes së dhjamit nga stomaku, që kishte shkuar shumë keq, por ajo nuk e ka përjashtuar mundësinë që sërish të futet nën briskun e kirurgut në të ardhmen

. “Ndoshta do ta bëj një operacion tjetër kur të jem më e moshuar. Por jo tani. Tani dukem bukur dhe nuk brengosem për asgjë”, ka deklaruar ajo./ZERI