Nikki Bella nuk mund ta harrojë John Cenan

Nikki Bella nuk mund ta harrojë John Cenan

Showbiz March 25, 2019 - 09:43
Lexoni detajet

Ka vetëm disa muaj që Nikki Bella e ka anuluar fejesën e saj me John Cenan, por sportistja e mundjes pranon se është vetëm në hapat e parë teksa po rifillon një kapitull të ri në jetën e saj dhe po përballet realisht me mërzinë, shkruan gazeta "Zëri".

. Në episodin final të shfaqjes “True Bellas” Nikki kthehet në Luginën Napa për herë të parë për ta vizituar bodrumin e verës ku do ta festonte ceremoninë e martesës. “Kjo është hera e parë që jam kthyer në Napa që nga ndarja dhe menjëherë mu kujtuan të gjitha momentet që kemi kaluar këtu”, ka thënë ajo gjatë shfaqjes ku shoqërohet me motrën e saj Brie Bella.

Image

“Përveç kësaj një pjesë e vetes si më thotë, mirë pra Nikollë duhet të krijosh kujtime të reja”.

Edhe pse do të jetë e vështirë, Nikki shpreson që ta hedhë pas krahëve këtë kapitull të jetës së saj. “Ndoshta kjo ishte arsyeja pse po qaja aq shumë një ditë më parë”, i thotë Nikki motrës së saj gjatë këtij regjistrimi.

Image

“Ndihem sikur kjo ishte hera ime e parë. Vetëm tash po arrij ta rifilloj jetën time dhe trajtoj realisht gjithë mërzinë”, ka shtuar Nikki.

Por a është e gatshme ta shohë ish të fejuarin e saj me një grua tjetër, tridhjetë e pesëvjeçarja është përgjigjur sinqerisht “Nuk ka rëndësi se në çfarë kohe ose sa ka kaluar nga ndarja, sikur ta shoh me dikë tjetër kjo gjë do të më vrasë”. Ndërkohë ajo ka shtuar “Jam gati për një kapitull të ri. Më duhet një kapitull i ri”.

Edhe pse ajo s’është e gatshme ta shohë Johnin me dikë tjetër, ajo tashmë ka dalë në disa takime. Ajo ka dalë me ish-bashkëpunëtorin e saj nga “Dancing With A Star” Artem Chigvintsev.

Image

Vetëm javën e kaluar ata janë parë teksa putheshin. Shumë gjëra kanë ndryshuar vetëm në pak muaj. Gjatë shtatorit Nikki i ka thënë që “është beqare, por ende nuk është e gatshme të dalë seriozisht me dikë tjetër”. “Më duket se jam në atë moshë ku po e zbuloj se cila jam në të vërtetë dhe e vetmja gjë që më duhet tash për tash është pavarësia ime”, ka shpjeguar ajo./ZERI

Image