Kacafytet me ish-shoqen e ngushtë për shkak të thashethemeve

Kacafytet me ish-shoqen e ngushtë për shkak të thashethemeve

Showbiz March 25, 2019 - 09:34
Lexoni detajet

Thuhet se Kate Middleton është në mes të një kacafytjeje tjetër pas thashethemeve që ajo dhe kunata e saj Meghan Markle nuk shkojnë mirë së bashku. Sipas revistës “The Sun”, gruaja e Princit William, dukesha e Kembrigjit, është kacafytur me shoqen e saj më të mirë Rose Hanbury, një ish-modele, të cilën e ka larguar prej rrethit të saj të ngushtë, përcjell gazeta "Zëri".

Revista “The Sun” ka marrë vesh nga burime brenda pallatit mbretëror se miqësia e tyre është në fije të perit. Sipas thashethemeve Princi William dhe gruaja e tij kanë filluar t’i ndërpresin takimet me Rose Hanburyn dhe burrin e saj David Rocksavage. Thashethemet thonë gjithashtu se Dukesha nuk do të dëgjojë më për ish-shoqen e saj.

Image

 

“Është fakt i ditur se Kate dhe Rose kanë qenë shoqe shumë të mira, por tash gjithçka është shuar”, ka thënë një burim për revistën “The Sun”.

Sipas të njëjtit burim thuhet se Princi William ka tentuar disa herë t’i pajtojë, por ka qenë e kotë pasi Dukesha nuk do t’ia dijë për të pavarësisht statusit shoqëror që kanë ajo dhe burri i saj./ZERI

Image