Britney Spears dëshpërimisht kërkon të martohet përsëri

Britney Spears dëshpërimisht kërkon të martohet përsëri

Showbiz March 23, 2019 - 09:06
Lexo Detajet

Britney Spears kërkon që të martohet përsëri, por burimet tregojnë se atë nuk e lë babai i saj, përcjell "Zeri".

Babai i këngëtares së njohur ndërkombëtarësht ka kërkuar që ajo t’u japë fund planeve për martesën e saj me njëzetepesëvjeçarin Sam Asghari ngaqë ka frikë se ai ka agjenda të tjera, kanë bërë të ditur disa burime të brendshme. “Britney dëshiron të martohet me Samin dhe të bëjë një tjetër fëmijë, por babai i saj ka thënë që nuk do të lejojë”, thonë burimet.

Babai i saj është shprehur i rezervuar për Britnin, e cila tashmë është martuar dy herë dhe ka mbi 200 milionë dollarë nën emrin e saj. Pas episodit që pati në 2007-n, kur ajo preu flokët dhe shkoi në rehabilitim, babai i saj ka qenë gjithmonë në anën e saj.

Vitin e kaluar ai ka pasur një operim dhe është tejet i shqetësuar se kjo është hera e fundit që ka mundësi t’i japë asaj një këshillë të tillë.

Gjithsesi nëse Britni, nënë e dy fëmijëve, vendos të martohet kundër dëshirave të babait të saj, martesa mund të konsiderohet si e paligjshme sipas avokatit familjar në LA, William R. Lively. “Duke parë që Britni konsiderohet e paaftë që të marrë vendime për jetën e saj, kjo martesë do të jetë e paligjshme”, ka thënë William R. Lively./Zeri/