Jessie J, pa komplekse

Jessie J, pa komplekse

Showbiz March 22, 2019 - 23:19
Lexoni detajet

Pak kohë më parë Jessie deklaroi se është biseksuale, por ajo është duke shijuar romancën me të dashurin Channing Tatum, me të cilin është në një lidhje prej tetorit të vitit të kaluar. Channing vitin e kaluar u nda nga gruaja e tij Jenna Dewan pas nëntë vjetësh martese, shkruan gazeta "Zëri".

Jessie J vendosi që të tregonte trupin e saj me celulit, pasi postoi disa foto në “Instagram”.

Këngëtarja 30-vjeçare pozon në plazh me rroba banje dhe ka vendosur që të mos i editojë fotot. “Për ata që më thonë se kam celulit. E di. Kam pasqyrë”, shkroi ndër të tjera Jessie J në postim.

Në njërën prej fotove ajo pozon gjysmë e shtrirë, pa pikë makijazhi, ndërsa në foton tjetër këngëtarja është e kthyer me kurriz nga kamera dhe celuliti është i dukshëm.

Por të gjithë kemi në fund të fundit dhe duhet të mësohemi të duam trupin tonë kështu siç është!/ZERI

Image