Aktorja e njohur rrëfen si u mbijetoi problemeve në tru

Aktorja e njohur rrëfen si u mbijetoi problemeve në tru

Showbiz March 22, 2019 - 23:15
Lexoni detajet

Njëra nga aktoret protagoniste të serialit “Game of Thrones”, Emilia Clarke, ka gjetur kohë që të rrëfejë për diçka vërtet personale për “New Yorker” dhe të tregojë për kohën që vuajti nga dy aneurizma në tru, shkruan gazeta "Zëri".

Ajo tregoi se për herë të parë se u diagnostikua me aneurizëm, në moshën 24-vjeçare, kur sapo kishte mbyllur xhirimet për sezonin e parë të “Games of Thrones”: “Isha duke u ushtruar me trajnerin tim kur ndjeva një shtrëngim në tru. U përpoqa ta injoroja dhimbjen dhe të vazhdoja, por nuk munda.

I thashë trajnerit tim që duhet të pushoja. Gati duke u zvarritur shkova në dhomën e zhveshjes, futa kokën në mes të gjunjëve dhe u ndjeva shumë, shumë keq”. Gjithsesi, tani që kanë kaluar vite nga operacionet Emilia është shëruar 100% dhe e ka lënë pas këtë kohë të vështirë në jetën e saj./ZERI

Image