Etnik Shala, disenjatori shqiptar ndryshe nga të tjerët!

Etnik Shala, disenjatori shqiptar ndryshe nga të tjerët!

Showbiz March 22, 2019 - 14:22

Etnik Shala disenjatori nga Kosova sapo është kthyer nga Milano Fashion Week. I ftuar në emision "Trend me Renatën" në Radio Prishtina, Etniku ka treguar përshtypjet e tij që ka pasur për këtë event, shkruan “Zëri.info”.

Ai ka ven një theks të veçantë për sfilatën e Armanit.

Ai po ashtu ka folur edhe për veshjet që njerëzit duhet t’i kushtojnë rëndësi.

Sipas tij njerëzit duhet t’i japin rëndësi veshjeve ditore e jo atyre që i përdorë vetëm një herë për një event të caktuar. Ai ka thënë se duhet të ikim nga veshjet glamuroze dhe të kthehemi nga thjeshtësia që të dukemi sa më natural në secilin event.

Ai po ashtu është duke u munduar ta bëjë një kthesë tek maturantët në Kosovë, në mënyrë që ata të mos duken me shabllonin qysh jemi mësuar t’i shohim zakonisht por të duken thjesht duke treguar moshën e tyre.

Etnik Shala aktualisht ka plane që të hapë një atele personale në Prishtinë ku fokus do të jenë veshjet për femra dhe meshkuj që ka aspirim të jetë ndryshe prej ateleve tjera.

Ai po ashtu ka folur edhe për koleksionin e tij të suksesshëm “Marubi” i cili atij i hapi dyert edhe për Italinë. Ky koleksion fitoi çmimin e parë në Shkodër. Përmes fotografive të “Marubit” ai ka prezantuar koleksionin e tij.

Për më shumë ndiqeni intervistën. /ZERI