Vajza e Ukshin Hotit: Gjendja ime po përkeqësohet akoma më shumë

Vajza e Ukshin Hotit: Gjendja ime po përkeqësohet akoma më shumë

Showbiz March 21, 2019 - 19:41
Lexoni detajet

Erleta Hoti, ish-bashkëshortja e këngëtarit të njohur shqiptar, Kastro Zizo, duket se po përjeton një nga periudhat më të vështira të jetës.

Erleta është nënë e një vajze por prej pesë vitesh ajo qëndron e shtrirë në krevat dhe dergjet spitaleve për shkak të gabimeve mjekësore. Kështu ka shkruar në rrjetet sociale, duke përmendur se para pesë viteve pas një infeksioni urinar u diagnostikua gabimisht me terapi nga disa mjekë, terapi kjo e cila i dëmtoi shumë organe brenda trupit të saj, përfshirë edhe zemrën.

“Pesë vite në gjendje jo të mirë shëndetësore, pa punë dhe pa njohuri se çka të bëj me vetën. Në fillim të vitit 2015 isha e ftohur nga një kanal urinar, kurse një nefrolog më diagnozoi që kisha ‘veshkë të dëmtuar’. Nga terapitë e gabuara, gjendja veçse përkeqësohej, derisa ndërrova doktorin, i cili e pa që nuk kisha asgjë në veshkë. Po për shkak të keqtrajtimit, veçse më ishin dëmtuar disa organe të brendshme, ndër to dhe zemra…”, shprehet ish-moderatorja e njohur kosovare.