Kim Kardashian dhe të famshme tjera, paskan ngrënë ‘pjesë të trupit të tyre’ pas lindjes

Kim Kardashian dhe të famshme tjera, paskan ngrënë ‘pjesë të trupit të tyre’ pas lindjes

Showbiz March 20, 2019 - 11:51
Lexo detajet!

Së fundmi, pas Kim Kardashian, edhe Chrissy Tiegen – modelja e famshme – ka treguar se e ka konsumuar placentën e saj pas lindjes, në mënyrë që të mbrohej nga depresioni i pas lindjes.

Kim Kardashian, Nikki Reed, Katherine Heigl e plot të famshme të tjera, kanë treguar se i kanë vënë në kapsula placentat e tyre dhe i kanë konsumuar gradualisht.

Megjithatë sipas mjekëve, kjo gjë nuk preferohet dhe nuk është edhe aq e shëndetshme, pasi që mund të krijojë infeksione në trup dhe ta infektojë edhe qumështin e gjirit me bakterie të grupit B apo siç e njeh mjekësia GBS.

Por këto të famshme, kanë folur haptazi e kanë thënë se konsumimi i pilulave me placentë, është diçka që ta ndryshon jetën dhe të ndihmon ta rimarrësh veten pas lindjes së bebes.Image