Pamela Anderson ribashkohet me të fejuarin 18 vjet më të ri

Pamela Anderson ribashkohet me të fejuarin 18 vjet më të ri

Showbiz March 18, 2019 - 18:40
Lexo Detajet

Aktorja e njohur hollivudiane Pamela Anderson pak kohë më parë i dha fund fejesës së saj disa mujore me futbollistin 33-vjeçar, Adil Ram.

Por mesa duket çifti ka vendosur ti japë edhe një shans marrëdhënies së tyre dhe kanë disa javë që janë kthyer bashkë, sipas TMZ.

Sipas burimeve pranë çiftit ai po e largon aktoren 51-vjeçare nga familja dhe miqtë e saj, si dhe nuk dëshiron më që ajo të frekuentojë jetën e natës.

Më herët mediat kanë raportuar se ndarja e tyre erdhi pasi Ram nuk kujdesej sa duhej për djemtë e tij binjakë, të cilët i ka patur nga një marrëdhënie tjetër.

Mbetet për të parë nëse këtë herë do të funksionojë martesa mes tyre.