Dua Lipa ka disa këshilla për vajzat

Dua Lipa ka disa këshilla për vajzat

Showbiz March 18, 2019 - 12:05
Lexoni detajet

Dua Lipa ka folur në “Futures Forum ILMC”, ku dha disa këshilla për vajzat e reja.

Fituesja e dyfishtë e “Grammy”-s Dua Lipa dhe babai i saj kanë përfunduar ditë më parë konferencën për barazi gjinore bashkë me Steve LAmacq dhe 30 folës.

Organizatorët e forumit kishin mysafire speciale Dua Lipën, e cila bashkë me babanë e saj foli për vështirësitë që ka hasur deri këtu rreth fondacionit “Sunny Hill” në Kosovë.

Dua Lipa vitin e kaluar u bë femra e parë në Britani që arriti 1 miliard dëgjime në “Spotify” me hitin “New Rules”. “Si femra ne duhet të punojmë më shumë për t’u dëgjuar dhe vlerësuar. Është vetëm njëra nga ato shumë gjëra. Kur je artist dhe nuk luan piano ose kitarë njerëzit mendojnë se je vetëm prodhues dhe ti duhet të punosh shumë për t’u treguar njerëzve veçantinë e asaj që ti bën”, ka thënë Dua. Vlen të theksohet se Dua së fundmi ka rrëmbyer çmimin e “Femrës më të dëgjuar të vitit” dhe “Artistes më të suksesshme britanike”.

“Global Awards” është një ceremoni që shpërblen këngët dhe artistët më të dëgjuar nëpër radiot më të rëndësishme të Britanisë.